• e premte, 05 dhjetor 2025

Konferenca: "Pesë vite parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi: arritjet dhe drejtimet e ardhshme"

Konferenca:

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Konferenca "Pesë vite parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi: arritjet dhe drejtimet e ardhshme" sot do të mbahet në Klubin e deputetëve në Shkup. Organizator i konferencës është Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) dhe projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", financuar nga BE-ja. 

Ngjarja do të ofrojë një pasqyrë të arritjeve kryesore në avancimin e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi në pesë vitet e fundit dhe një diskutim strategjik mbi hapat e ardhshëm, sfidat institucionale dhe standardet evropiane në këtë fushë. 

Në hapje do të mbajnë fjalim kryetari i KPMD-së, Dushan Tomshiq dhe Barbara Ligl, udhëheqësja e komponentës 4 nga projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit". Në mesin e pjesëmarrësve janë ekspert vendorë dhe ndërkombëtar, përfaqësues të institucioneve, organizata qytetare dhe qendra hulumtuese. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR