Konferenca e shtatë e Qendrave evropiane për trajnim (CETC 25) në Shkup
- Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Miajllovski, shefi i SHM të Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiksi, ambasadorja e HBA-së, Anxhela Ageler, komandanti i 7.ATC, gjenerali brigadier Stiven Karpenter, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup filloi Konferenca e sshtatë e Qendrave evropiane për trajnim (CETC25).
- Post By Arta Bunjaku
- 14:57, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Miajllovski, shefi i SHM të Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiksi, ambasadorja e HBA-së, Anxhela Ageler, komandanti i 7.ATC, gjenerali brigadier Stiven Karpenter, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup filloi Konferenca e sshtatë e Qendrave evropiane për trajnim (CETC25).
Ngjarja, e cila është në organizim të Komandës së 7-të të Armatës së SHBA-së për trajnim (7th Army Training Command - 7.ATC), ndërsa bashkëorganizues i saj dhe nikoqire është Komanda për trajnim dhe doktrina (KTD), komanda e parë e SHM të Armatës, në një vend i bashkoi liderët nga Qendrat evropiane për trajnim, shefat e seksioneve për trajnim të cilët planifikojnë trajnime të përbashkëta dhe multinacionale, si dhe përfaqësues të organizatave të cilat kanë nevojë për lloje të ndryshme të trajnimit.
Në hapjen e konferencëss, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatëss, përmes video-lidhjes foli komandanti i Ushtrisë tokësore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë, i cili njëherit është edhe komandant i NATO LANDCOM, gjenerali Kristofer Donahi, i shprehi falënderim KTD dhe ATC 7 për organizimin e kësaj konference, pas çka theksoi se jemi të vetëdijshëm për pasigurinë dhe kërcënimet e mëdha në mjedisin gjeopolitik në të cilin ndodhemi, që do të thotë se duhet të jemi të gatshëm. Njëherit theksoi se kjo koncerencë paraqet mundësi të rrallë dhe pjesëmarrësit duhet ta shfrytëzojnë për të siguruar ambient munltinacional trajnimi, që të gjithë e çmojmë dhe mbështesim.
Shefi i SHM të Armatës në fjalimin e vet theksoi se kjo konferencë shërben si platformë për bashkëpunim dhe dialog mes Qendrave evropiane për trajnim, ndërsa këtu jemi me angazhim të përbashkët, qëllimi themelor i së cilës është t'i përforcojmë interoperabilitetin, trajnimin dhe gatishmërinë.
Komandanti i ATC 7, gjenerali Karpenter, tha se me pjesësmarrje të 95 përfaqësuesve nga 24 kombe të ndryshme, kjo është një prej ngjarjeve më t[ë mëdha të llojit të këtillë deri më tani, duke cekur se në konferenc të këtilla është posaçërisht me rëndësi të ndërtohen partneritete, si dhe të invetohet në personel, në drejtim të përgatitjes së qendrave adekuate të trajnimit dhe stërvitjes.
Komandanti i KTD, Vasko Kokollanski u falënderua për besimin e dhënë për të qenë bashkëorganizues të kësaj konference të rëndësihme, e cila në të vërtetë paraqet konferencën e tretë të këtillë e cila organizohet jashtë RF të Gjermanisë. Ai theksoi sse kjo paraqet dëshmi ë qartë për përcaktimin e fuqishëm për ndërtim të besimit dhe interoperabilitetit mes aleatëve dhe partnerëve.
Konferenca e këtij viti, e cila mbahet nën titullin "Trajnimi i bashkuar trategjik dhe zhvillimi" (Unified Strategic Training and Development), siguron platformë për dialog dhe këmbim tëprëvojave dhe praktikave mes Qendrave evropiane për trajnim në mbështetje të interoperabilitetit, trajnimit dhe gatishmërisë luftarake në katër fusha të veçanta dhe atë: zhvillim dhe modernizim të qendrave për trajnim, trajnim i mençur dhe mbrojtje, simulime dhe interoperabilitet dhe teknologji e re dhe zhvillim.
Në kuadër të konferencës, theks i veçantë u vendos edhe në arritjen e detyrave në vijim: avancimi i interoperabilitetit, rritja e gatishmërisë dhe aftësisë luftarake, promovimi i inovacioneve dhe modernizimi, përforcimi i bashkëpunimit, mbështetja në zhvillimin e doktrinave, mbështetja në zhnvillimin e qendrave për trajnim dhe aktivitete për bashkëpunim në fushën e sigurisë.
Kjo konferencë dyditëshe, në të cilën për herë të parë jemi nikoqir dhe periudha e mbajtjes të ë clës përputhet me pesëvjetorin e pranimit tonë në Aleancën e NATO-s, paraqet mirënjohje për Armatën tonë dhe përkushtimin e saj drejt përforcimit të qëllimeve të përbashkëta me Aleancën në suaza të ndërtimit të besimit dhe përmirëssimit të trajnimit. ab/
Foto: SHM e Armatës