• e diel, 22 dhjetor 2024

Konferencë vjetore e MASIT-it me fokus në inteligjencën artificiale

Konferencë vjetore e MASIT-it me fokus në inteligjencën artificiale

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Oda Ekonomike e teknologjive informative dhe komunikuese MASIT sot dhe nesër organizon konferencën e 19-të vjetore.

Temë e konferencës sot është "Inteligjenca artificiale përballë fuqisë punëtore – përmes adaptimit deri tek inovacioni", ndërsa nesër temë do të jetë "Aplikimi praktik i inteligjencës artificiale në mjekësi, farmaci dhe stomatologji" e cila organizohet në bashkëpunim me zyrën e avokatit Najdenovski, bashkëorganizator i ngjarjes për ditën e dytë.

“Konferenca do të përfshijë program të pasur dhe cilësor të mbushur me folës të shumtë të dalluar, të cilët përmes ligjëratave kryesore, panel diskutimeve dhe prezantimeve do të transmetojnë njohuritë dhe përvojat e tyre në fushën e inteligjencës artificiale", kumtoi MASIT.

Në pjesën hyrëse të konferencës së 19-të vjetore të MASIT-it janë paralajmëruar fjalime të Aneta Peshevës, kryetare e Kuvendit të MASIT-it, Timoti Ong, drejtor i Zyrës për rritje ekonomike të USAID-it dhe Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR