Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë së Veriut
- Në Ohër sot dhe nesër do të mbahet Konferenca e 24-t vjetore e Bursës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:22, 26 shtator, 2025
Shkup, 26 shtator 2025 (MIA) - Në Ohër sot dhe nesër do të mbahet Konferenca e 24-t vjetore e Bursës së Maqedonisë së Veriut.
Konferencën do ta hapin Drejtori kryesor ekzekutiv, Bursa e Maqedonisë SHA Shkup, ivan Shterjov, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për letra me vlerë.
Siç është paralajmëruar, për sfidat e politikës monetare në kushte të paqartësisë së rritur do të flasin guvernatori i BPRMV-së, Trajko Sllaveski dhe Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, NLB Lubjanë, Slloveni, Bllazh Brodnjak.
Programi i konferencës këtë vit përfshin tema të rëndësishme si: perspektivat e vendit dhe ato rajonale ekonomike, mundësitë dhe sfidat për IPO dhe rritje të kompanive vendore, zhvillimi i tregut të kapitalit përmes multifondeve dhe ETF-ve, rëndësia e bursave të vogla, ndikimi i standardeve të përditësuara për njoftim financiar dhe trendet në transformimin digjital të kompanive.
Konferenca vjetore e Bursës së Maqedonisë së Veriut është një prej ngjarjeve më të mëdha financiare në Maqedoni, ku marrin pjesë figura kyçe nga sektori financiar, përfshirë banka, fonde investuese dhe pensionale, shoqata brokere, si dhe rregullatorë, akademikë, përfaqësues të mediumeve, etj. Konferenca është e njohur edhe për karakterin e vet ndërkombëtar, me folës dhe pjesëmarrës nga jashtë, posaçërisht nga tregjet e kapitalit në rajonin e Evropës Juglindore.
Bursa e Maqedonisë së Veriut tashmë mbi dy dekada organizon konferenca vjetore, të cilat janë ngjarje me imazh të njohur, si nga aspekti i aktualitetit të temave të cilat janë lëndë e diskutimit, ashtu edhe nga aspekti i kompetencave të pjesëmarrësve në panele, prezantime dhe fjalime të shumta", ceket në paralajmërim. ab/
Foto: arkivi