• e premte, 05 dhjetor 2025

Konferencë "Transformimi i ardhmërisë: Strategjia digjitale për parlament bashkëkohor"

Konferencë

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Në dhomën ligjvënëse sot do të mbahet konferencë me temë "Transformimi i ardhmërisë": Strategjia digjitale për parlament bashkëkohor".

Në konferencë, fjalime hyrëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe ambasadorja e Zvicrës në vend, Veronik Hulman, ndërsa fjalim kryesor me temë "Ndërtimi i parlamentit digjital: Pse është me rëndësi strategjia për transformim digjital dhe zgjidhjet digjitale në Kuvend", do të ketë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Janë paraparë edhe dy panel diskutime me titull "Ndryshime, lidership, kapacitet dhe inkluzion" dhe "Intelegjenca artificiale dhe ardhmëria e menaxhimit parlamentar - parlamente, të dhëna të hapura dhe intelegjnecë artificiale, ku do të mbahen fjalime nga sfera të ndryshme në shoqëri. Konferencën do ta mbyll zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Boban Stojanovski, i cili do të flasë lidhur me hapat e ardhshme të Kuvendit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR