Konferencë "Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm jetësor"
- Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, sot në Shkup do të mbahet konferenca e parë vjetore e titulluar "Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm jetësor", në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:50, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, sot në Shkup do të mbahet konferenca e parë vjetore e titulluar "Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm jetësor", në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në hapjen e konferencës fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në RMV, Lesli Miler.
Ngjarja do të përfshijë dy panele në të cilat do të diskutohen tema kryesore që lidhen me mjedisin jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe një punëtori në të cilën do të marrin pjesë nxënës dhe mësimdhënës nga programi GLOVE dhe Rrjeti i mësimit me përvojë.
Foto: Arkivi i MIA-s