Konferencë rajonale "Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor"
- Sot në Ohër fillon konferenca rajonale “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”.

Shkup, 26 gusht 2023 (MIA) - Sot në Ohër fillon konferenca rajonale “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”.
Konferenca do të zgjasë deri të martën, ndërsa organizatorë janë Departamenti i Diplomacisë Publike të NATO-s, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë Marshall Center - Garmisshpartenkirhen, Kolegji i NATO-s në Romë dhe organizata joqeveritare Marshall Center nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Stabiliteti i Ballkanit dhe roli i vendeve të rajonit dhe çështja e Ukrainës janë temat për të cilat do të debatohet. Në mesin e ligjëruesve do të jenë profesorë nga SHBA, nga Kolegji i NATO-s në Romë, ekspertë dhe diplomatë në fushën e sigurisë nga shtetet e Ballkanit dhe BE-ja.
Sipas paralajmërimit, konferencën pritet ta hapin përfaqësues të NATO-s, ambasadorë, përfaqësues nga trupi diplomatik, si dhe ministra nga vendi dhe rajoni. ls/