• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferencë rajonale "Promovimi i Barazisë Gjinore në Parlamente"

Konferencë rajonale

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet konferencë rajonale "Promovimi i barazisë gjinore në parlamente", organizuar nga Klubi i deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, konferencën do ta hapin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilijan Val. Deputetë dhe deputete nga rajoni i Evropës Juglindore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, organizata civile dhe ekspertë të pavarur do të jenë pjesë e kësaj konference rajonale.

Në fokusin e konferencës do të jenë disa tema nga vlera kyçe për promovimin e barazisë gjinore, duke i përfshirë sukseset e deritanishme dhe sfidat me të cilat përballen klubet e deputetëve në rajon dhe komisionet për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, ndjekja e zbatimit të ligjeve për mundësi të barabarta, ndjeshmëria gjinore e legjislaturave, si dhe përfshirja e burrave deputetë në përpjekjet për promovimin e barazisë gjinore.

Maqedonia e Veriut është nikoqir i konferencës rajonale të grave parlamentare, e cila tradicionalisht mbahet në vendet e rajonit me mbështetjen e operacioneve në terren të OSBE-së.

Njëkohësisht, kjo konferencë është njëra nga aktivitetet e planit aksionar të Klubit të deputetëve në Kuvend, në suaza të shënimit të 20 vjetorit nga formimi i Klubit të deputetëve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR