Konferencë për të drejtat autoriale të aktorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor
- Statusi i mbrojtjes së të drejtave autoriale të aktorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor kandidate për anëtarësim në BE, duke e përfshirë edhe vendin tonë, është në fokusin e Konferencës rajonale dyditëshe për menaxhimin kolektiv të të drejtave autoriale dhe të përafërta e cila do të mbahet sot në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 08:05, 24 tetor, 2024
Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Statusi i mbrojtjes së të drejtave autoriale të aktorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor kandidate për anëtarësim në BE, duke e përfshirë edhe vendin tonë, është në fokusin e Konferencës rajonale dyditëshe për menaxhimin kolektiv të të drejtave autoriale dhe të përafërta e cila do të mbahet sot në Shkup.
Konferenca është quajtur "Zgjerimi i BE-së dhe e drejta autoriale: Që është në vijim për aktorët në Ballkanit Perëndimor?", dhe është e para e llojit të tillë në vend me përfshirje rajonale dhe ndikim.
"Duke i marrë parasysh aspiratat e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimi në BE nënkupton një obligim për implementimin e të drejtës së BE-së (acquis) për të drejtën autoriale dhe sigurimin e të gjithë aktorëve dhe muzikantëve të kenë nivel të njejtë të mbrojtjes si dhe kontraktorët në Bashkimin Evropian. Përmes diskutimeve konstruktive dhe shembujve të suksesshëm nga vendet tjera të BE-së, konferenca do të bëjë përpjekje të përgjigjet në sfidat të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i tejkalojnë në lidhje me temën", kumtoi Asociacioni për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe kontraktore.
Në konferencë do të diskutohet për implementimin e direktivave kyçe të BE-së, siç janë Direktiva për emetim satelitor, Direktiva për të drejtën autoriale dhe menaxhimin kolektiv, si dhe përparimi në harmonizimin e ligjvënies vendase me standardet evropiane.
"Në ngjarje do të mblidhen ekspertë nga institucionet qeveritare, organizata për menaxhim kolektiv, sindikata dhe shoqata nga rajoni, të cilat do të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë aktuale në sektorin lokal audioviziv, me qëllim që të krijohet një mjedis pune i qëndrueshëm për aktorët", citon Asociacioni në njoftimin për ngjarjen.
Në mesin e të pranishmëve janë paralajmëruar të marrin pjesë ministri i Çështjeve Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani, ambasadori slloven në vend, Gregor Presker, Mari-Madlen Kanellopulu, shefe departamenti në Delegacionin e BE-së në vend, Tilo Gerlah, kryetari i Shoqatës së Organizatave të Aktorëve Evropianë AEPO-ARTIS, Gregor Shtibernik nga Shoqata për Menaxhimin Kolektive të së Drejtës së Autorit të Autorëve, Interpretuesve dhe Prodhuesve të Veprave Audiovizuale nga Sllovenia AIPA. sa/
Foto: Asociacioni për mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe të përafërta