• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë: Kjo është tragjedi e paparë, janë shpallur tre ditë zie pas vrasjes së tetë nxënësve dhe rojes

Konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë: Kjo është tragjedi e paparë, janë shpallur tre ditë zie pas vrasjes së tetë nxënësve dhe rojes

Beograd, 3 maj 2023 (MIA) - Tetë fëmijë dhe një person i sigurimit janë vrarë, janë plagosur shtatë persona, prej të cilëve gjashtë fëmijë dhe një mësues, ndërsa dy nga fëmijët janë në gjendje kritike. Vrasësi është nxënës i klasës së shtatë (K.K) i moshës 14-vjeçare nga SHF "Vlladisllav Ribnikar" në Vraçar, në Beograd, i cili këtë tragjedi të paparë e kishte planifikuar një muaj dhe atë deri tek hollësia më e vogël, u kumtua në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për shtyp në Qeverinë serbe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Fjalim të posaçëm drejtuar opinionit paralajmëroi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sonte në orën 18:00.

Shefi i policisë së Beogradit, Veselin Miliq në konferencën prë shtyp tha se i dyshuari vetë është paraqitur në polici dhe ka treguar se ka shtënë ndaj disa njerëzve.

"Sipas informatave deri më tani të grumbulluara, nxënësi K.K.një periudhë më të gjatë kohore  e ka planifikuar kryerjen e kësaj vepre penale, Motivi ende nuk është konstatuar, as ndërkaq ai nuk e ka thënë. Datën 3 maj 2023 e ka zgjehdur sepse klasa e lëndës së historisë ka qenë në afërsi të hyrjes së shkollës, ku klasa e tij VII-2 e ka pasur orën e parë. Armën e zjarrit, pistoletë e kalibrit 9mm, me tre korniza, si dhe një pistoletë të kalibrit të vogël, i ka marrë nga bamesa e babait të tij, i kishte vendosur në çantë, ndërsa kishte prëgatitur dhe marrë me vete edhe kokteje molotovi", deklaroi Miliq.

Ai shtoi se menjëherë pas arritjes në shkollë, vrasësi e ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar rojen e sigurimit D.V. pas çka i ka sulmuar fëmijët dhe A.B.

"Kishte shtënë në drejtim të A.B., ka qëndruar afër tryezës, si dhe drejt S.N., i cili ka qenë afër pianos, dhe e ka vrarë. Më pas ka vazhduar në korridor deri tek klasa e historisë, ku rrugës e ka ndërruar kornizën e armës, ka hyrë në klasë dhe menjëherë ka ka qëlluar nga dera drejt mësimdhënësit dhe nxënësve të tjerë. Më pas është larguar nga klasa, ka shkuar në oborrin e shkollës, ku e ka hequr kornizën nga arma, ka thirrur policinë dhe pas kësaj ne e kemi arrestuar", deklaroi Miliq.

Shefi i policisë e tregoi listën e fëmijëve që kryesi e kishte përpiluar dhe planin e shkollës në të cilin i kishte prëcaktuar caqet prioritare dhe mënyrën e hjyrjes në klasat me numrin e fëmijëve që kishte planifikuar t'i vriste në secilën klasë.

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq në konferencën për shtyp kumtoi se Qeveria e Serbisë solli vendim për tre ditë zie në tërë territorin e Serbisë, duke filluar nga e premtja, 5 maj deri të dielën, 7 maj dhe se sot është anuluar mësimi në ndërrimin e pasdites, ndërsa nesër do të fillojë me një minutë heshtje.

Ministri theksoi se, për fat të keq, Serbia është pjesë e botës ku shpesh ndodhin gjëra të këtilla.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq u shprehi ngushëllime prindërve të cilët sot i humbën fëmijët dhe i falënderoi punonjësit shëndetësorë të cilët dolën në terren. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR