• e martë, 26 nëntor 2024

Konferencë ndërkombëtare me rastin e 65 vjetorit të arsimit për punë sociale dhe politikë sociale

Konferencë ndërkombëtare me rastin e 65 vjetorit të arsimit për punë sociale dhe politikë sociale

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Me rastin e 65 vjetorit të arsimit për punë sociale dhe politikë sociale, Instituti për punë sociale dhe politikë sociale pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup nga sot deri më 22 shtator në Ohër organizon konferencë ndërkombëtare me temë "Puna sociale dhe politika sociale gjatë krizave globale".

Instituti informon se mbi 130 pjesëmarrës nga vendi dhe vendet e huaja do të promovojnë dhe diskutojnë hulumtime, praktika dhe politika lidhur me tema që merren me çështjet e krizave globale nga perspektiva të ndryshme relevante për punën sociale dhe politikën sociale.

Punimet dhe fjalimet janë të kontekstualizuara në disa fusha të analizës, duke përfshirë: Përgjigje të shteteve sociale dhe politikave sociale në krizat globale; Shërbimet sociale në kontekst të krizave të shumëfishta; Krizat globale dhe të drejtat e njeriut; Ndikimi i krizave globale ndaj mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve, punësimit, arsimit dhe shëndetit, si dhe Inovacioneve në hulumtimet, arsimin dhe praktikën profesionale për punë sociale dhe politikë sociale", informon organizatori.

Konferenca është nën udhëheqësinë e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski dhe organizohet në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, UNICEF-in, Fondacionin "Fridrih Ebert" dhe Ministrinë Federale për Çështje Sociale të Austrisë. sa/

Foto: Fakulteti i Filozofisë pranë USHCM-së

QËNDRONI TË LIDHUR