Konferencë ndërkombëtare "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar"
- Unioni panevropian i Maqedonisë në bashkëpunim me Unionin Panevropian të Austrisë dhe Institutin e rajoneve të Evropës-Salzburg sot organizon Konferencë Ndërkombëtare "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar".
- Post By Sara Ademi
- 07:42, 17 janar, 2025
Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Unioni panevropian i Maqedonisë në bashkëpunim me Unionin Panevropian të Austrisë dhe Institutin e rajoneve të Evropës-Salzburg sot organizon Konferencë Ndërkombëtare "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar".
Siç informojnë nga Unioni Panevropian i Maqedonisë, konferenca do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa fjalë hyrëse do të mbajnë Andrej Lepavcov, ambasador dhe kryetari i Unionit Panevropian të Maqedonisë, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Aleksandar Nikolloski, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Karlo Resler, deputet në Parlamentin Evropian, kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, si dhe Pavo Barishiq - Sekretar i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar Panevropian.
Në kuadër të Konferencës do të mbahet panel diskutim panevropian - "Diplomacia e biznesit - mjet për përforcimin e ekonomisë dhe stabilitetit, si dhe diskutim për "Sfidat infrastrukturore përballë zhvillimit ekonomik". sa/
foto: Arkivi i MIA-s