• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferencë në Kuvend - "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe vajzave. Rregullorja, zbatimi dhe realiteti"

Konferencë në Kuvend -

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet konferenca "Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe vajzave. Rregullorja, zbatimi dhe realiteti", organizuar nga lobi i grave në Maqedoni të Veriut.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Klubi i deputetëve dhe Komisioni kuvendor për mundësi të barabarta.

Fjalime hyrëse, siç njoftuan organizatorët e konferencës, do ta mbajnë prof. dr. Gordana Siljanovska Davkova, kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve, Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Daniela Dimitrievska, drejtoreshë ekzekutive e lobit të grave në Maqedoninë e Veriut dhe Liljana Popovska, anëtare e bordit ekzekutiv të Lobit evropian të grave dhe ish-deputete.

Për "Praktikat evropiane në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave", do të flasë Elena Grozdanova nga Observatori kundër dhunës ndaj grave - Lobi evropian i grave, ndërsa për "Rolin e policisë në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave" do të flasë Zhaklina Prosaroska, këshilltare e lartë në MPB. 

Gjyqtarja Olja Ristova nga Gjykata themelore penale - Shkup do të flasë për gatishmërinë e sistemit gjyqësor për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Savka Todorovska, koordinatore e SOS Linjes falas mobile kombëtare për viktimat e dhunës në familje pranë Këshillit kombëtar për barazi gjinore, do të flasë për përvojën e kujdesit të viktimave nga dhuna, ndërsa analizë për situatën me dhunën ndaj grave dhe vajzave pas ratifikimit të Konvetës së Stambollit do të bëjë Elena Dimushevska, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.  si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR