• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë ministrore e Ballkanit Perëndimor për cilësi në arsimin e lartë do të mbahet në Shkup

Konferencë ministrore e Ballkanit Perëndimor për cilësi në arsimin e lartë do të mbahet në Shkup

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA)- Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariati i Iniciativës për Reforma Arsimore në Evropën Juglindore ERI SEE më 26 dhe 27 shtator në Shkup, organizojnë "Konferencë ministrore të Ballkanit Perëndimor për cilësi dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë".

MASH njofton se në konferencën me mbi 80 pjesëmarrës, fjalën do ta marrin edhe ministri i Arsimit nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, zëvendësministri i arsimit të Lituanisë, si dhe drejtori i Iniciativës për reformën në arsim, drejtorët e Agjencive të arsimit të lartë të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Moldavisë dhe përfaqësues të shquar të komunitetit akademik nga Bashkimi Evropian.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR