• e premte, 05 dhjetor 2025

Konferencë "Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve" në organizim të ESHR-së

Konferencë

Shkup, 15 korrik 2025 (MIA) - Enti Shtetëror i Revizionit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Programit zviceran për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), sot në Shkup, organizon konferencë me temën "Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve".

Siç kumtuan nga ESHR, fjalime përshëndetëse në forum do të kenë Maksim Acevski, kryerevizor shtetëror në Entin Shtetëror të Revizionit, ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Veronik Ulman, amabsadore e Zvicrës në vend.

Qëllimi i konferencës, siç është theksuar, është të prezantohen rezultatet e revizioneve të zbatuara për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 dhe të hapen diskutime për progresin e gatishmërisë institucionale dhe mbikëqyrjes ndaj financimit të fushatave zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Sipas programit do të mbahen dy sesione. E para "Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve: leksione të mësuara nga zgjedhjet në vitin 2024", në të cilën do të mbahet prezantimi i raporteve revizore nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në vitin 2024 dhe raporti financiar vjetor i partive politike, ndërsa do të mbajnë fjalim kryerevizori shtetëror Acevski dhe Katerina Çaloska-Aleksovska, ndihmëse e kryerevizorit shtetëror.

Sesioni i dytë është quajtur "Veprimet institucionale para zgjedhjeve në vitin 2025", ku do të marrin pjesë përfaqësues nga: Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe institucione të cilat mbështesin proceset zgjedhore, citojnë nga ESHR. sa/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR