Konferencë "Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit deri te suksesi" në organizim të Qeverisë dhe UNDP-së
- Konferencë vjetore me temë "Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit deri te suksesi" do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qeverisë, Organizatës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP, Organizatës ndërkombëtare të punës - ONP dhe Fakultetit ekonomik - Shkup.
- Post By Besnik Shuki
- 08:02, 18 shkurt, 2026
Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Konferencë vjetore me temë "Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit deri te suksesi" do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qeverisë, Organizatës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP, Organizatës ndërkombëtare të punës - ONP dhe Fakultetit ekonomik - Shkup.
Në hapjen e konferencës do të mbajnë fjalim kryeministri, Hristijan Mickoski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, dekani i Fakultetit ekonomik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, Mijalçe Santa, koordinatori kombëtar i Organizatës kombëtare të punës për Maqedoninë e Veriut, Emil Kërstanovski dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian.
Në kuadër të konferencës do të nënshkruhet deklaratë për partneritet dhe aksion "Përkushtimi i përbashkët për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut".
Pas nënshkrimit të deklaratës janë paraparë deklarata për media. bsh/
Foto: MIA arkiv