• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë e OSBE-së: Nëpërmjet mbrojtjes së lirisë së mediave, deri në mbrojtjen e demokracisë

Konferencë e OSBE-së: Nëpërmjet mbrojtjes së lirisë së mediave, deri në mbrojtjen e demokracisë

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Mbështetja e gazetarisë së pavarur, zgjidhja e sfidave në epokën digjitale dhe përmirësimi i kushteve për lirinë e medias janë në fokus të Konferencës së nëntë të mediave në Evropën Juglindore, me titull "Në udhëkryq - Mbrojtja e lirisë së mediave për mbrojtjen e demokracisë” e organizuar nga përfaqësuesja për liri të mediave të OSBE-së, në bashkëpunim me Misionin e Organizatës në Shkup, që mbahet sot dhe nesër.

Tereza Ribeiro, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave, theksoi se liria e mediave është një segment kyç i demokracisë dhe është e nevojshme për një shoqëri të lirë, të sigurt dhe të hapur.

“Kur gazetarët janë nën presion, herët a vonë edhe demokracia bëhet nën presion dhe anasjelltas”, tha ajo.

Ribeiro theksoi se siguria e gazetarëve është një prioritet kryesor i OSBE-së dhe vuri në dukje se është një sfidë e vërtetë ruajtja e lirisë së mediave në momentet kur media po lufton me një krizë ekzistenciale për arsye ekonomike.

Sipas Kilian Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, këto sfida ekzistojnë jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë botën.

"Mendoj se është më e përshtatshme që konferenca të mbahet këtë vit në Shkup, gjatë presidencës së OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë që kryesuesi i jep mediave të lira dhe sigurisë së gazetarëve. Si ish-gazetar, konsideroj se të gjitha këto janë çështje për të cilat kujdesem shumë, theksoi Val në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve të konferencës dyditore.

Shefi i Misionit të OSBE-së tregoi se historia e promovimit të mediave të lira ilustron se kjo punë nuk përfundon kurrë me të vërtetë, ndërsa konferenca është një kujtesë se liria e mediave nuk mund të konsiderohet kurrë një punë e përfunduar, por kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Sipas zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki, liria e mediave është gjithashtu një nga themelet e shoqërive demokratike, ndërsa gazetarët e pavarur dhe mediat pluraliste janë vendimtare për të ofruar informacion objektiv për qytetarët.

"Isaki vuri në dukje se liria e mediave përballet me shumë sfida dhe siguria e gazetarëve kërcënohet gjithnjë e më shumë nga sulmet onlajn.

“Balanci mes lirisë së mediave dhe sigurisë është një çështje delikate, përgjigja ligjore duhet të jetë e balancuar dhe nuk duhet të keqpërdoret”, tha ajo.

Shtoi se si kryesues të OSBE-së, siç tha, “ne mbështesim plotësisht punën e tyre”.

“Ka ardhur koha që të përgatitemi, të ndërmarrim veprime dhe të punojmë për të mundësuar një mjedis mediatik që promovon demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit", tha ajo.

Në konferencën dyditore e cila mbahet në Shkup, ka panel diskutime, punëtori, shfaqje filmash dhe aktivitete të tjera që fokusohen, ndër të tjera, në lirinë e mediave, mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të medias, vetërregullimin, shkrim-leximin digjital, gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në të gjitha aspektet e punës mediatike. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR