• e premte, 05 dhjetor 2025

Konferencë e Lidhjes së shoqatave të diabetikëve me rastin e Ditës botërore të të pamurit

Konferencë e Lidhjes së shoqatave të diabetikëve me rastin e Ditës botërore të të pamurit

Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore të të pamurit, që tradicionalisht shënohet çdo vit në të enjten e dytë të tetorit, Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë së Veriut (LSHDMV) organizon konferencë për mediumet me qëllim të ngritjes së vetëdijes për verbërinë, dëmtimin e të pamurit dhe promovimin e shëndetit të syve. Ngjarja do të mbahet sot me fillim në orën 14, në hapësirat e Qendrës së resurseve - Shkup.

Në konferencë do të prezantohen materiale edukative dhe informata për aktivitetet dhe angazhimet e LSHDMV-së në fushën e parandalimit, diagnozës së hershme dhe ruajtjes së shëndetit të syve, posaçërisht tek perosnat me diabet. Do të diskutohet për komplikimet më të shpeshta të syve lidhur me diabetin, siç janë retinopatia diabetik, edema makule diabetike, degjenerimi i lëngshëm i makulës dhe bllokimi i venës së retinës. ab/

Foto: LSHDMV

QËNDRONI TË LIDHUR