• e premte, 22 nëntor 2024

Konferencë e "Blumberg Adria": Zhvillimi i teknologjive të reja do të sjellë ndryshime më të mëdha se në 100 vitet e kaluara

Konferencë e

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) – Zhvillimi i teknologjive të reja dhe ndryshimet që po ndodhin në ekonominë globale do të sjellin ndryshime më të mëdha, se sa gjatë 100 viteve të kaluara, porositi drejtoresha për përmbajtjen e “Blumberg Adria”, Jelisaveta Llazerviq në hapjen e konferencës në temë “Potenciali ekonomik dhe mundësi zhvillimore për Maqedoninë”. 

“Kur flasim për biznes, në fakt po flasim për faktin se ne patjetër jetojmë në një botë ku në periudhën e ardhshme zhvillimi i teknologjive të reja dhe ndryshimet që ndodhin në ekonominë globale do të sjellin ndryshime më të mëdha dhe më të shpejta se sa ishte rast në 100 vitet e mëparshme. Në një mjedis të tillë pasigurie dhe ndryshimesh të shpejta, “Blumberg Adria” në fakt synon të sigurojë progres dhe në fakt është një vend që ofron mundësi për përparim”, theksoi Llazareviç.

“Blumberg Adria”, shtoi, është platformë multimediale e cila është e pranishme në Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, në të cilën punojnë 130 gazetarë nga i gjithë rajoni i Adriatikut. 

“Ne ofrojmë mundësi për përparim kryesisht përmes përmbajtjes sonë, e cila është gjithëpërfshirëse dhe e pranishme në platforma të ndryshme, dhe e cila u mundëson përdoruesve tanë të kenë qasje në atë përmbajtje, gjegjësisht përmbajtje, në mënyrë që ju përshtatet në kohën që ju përshtatet. ‘Bluomberg Adria’ është në fakt platformë multimediale që është e pranishme në pesë faqe kërkimi, këtu në Maqedoninë e Veriut, pastaj në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë. Ne kemi ueb-in tonë, pra portalin digjital, ku të gjitha temat që janë globale, rajonale dhe lokale mbulohen në mënyrë që gjithmonë jep një pasqyrë më të thellë, ndërsa 130 gazetarë nga i gjithë rajoni i Adriatikut punojnë në të gjitha këto tema”, tha Llazareviç.

Ajo që e dallon platformën nga të gjitha të tjerat në treg, Llazareviq thotë është ekipi analitik, për të cilin thotë se siguron analizë shtesë dhe projeksion të çdo lajmi dhe informacioni ekonomik.

Më parë, në konferencë foli kryeministri Hristian Mickoski i cili theksoi se qëllimi i Qeverisë është që të krijojë drajver në ekonomi përmes realizimit të investimeve kapitale dhe investime nga ana e kompanive në mjete vetanake themelore për punë. 

“Në këtë mënyrë presim rritje të produktivitetit dhe duke rritur produktivitetin do të përpiqemi të rrisim të ardhurat dhe të përmirësojmë performancën e ekonomisë. Për këtë arsye ne afrohemi me shumë kujdes dhe për këtë arsye planifikojmë me shumë kujdes që mjetet që fitojmë t'i shpenzojmë në buxhetin qendror, por edhe të marrim hua. Dhe kjo duhet të jetë shpenzim vetëm në drejtim të investimit në investime, jo në konsum publik, por në investime”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, nuk mundet një sistem i cili është ndërtuar me dekada të ndryshohet gjatë natës dhe siç tha, nevojitet kohë që të paraqitet opsion i ri që ekonomia e vendit në tërësi të mos varet nga ngjarjet në Gjermani. Thotë se vendi nuk ka numër të madh të burimeve natyrore në dispozicion, gjegjësisht nuk ka naftë, gaz, e as, tha ne kemi dalje në det. Sipas tij, është e nevojshme që vendi t’i realizojë qëllimet e tij strategjike, gjegjësisht mungesën e tij ta shndërrojë në përparësi, ndërsa kjo është, tha, vendi të bëhet udhëkryq në korridorin transportues, hekurudhor dhe energjetik në këtë pjesë të Evropës. 

Potencoi se kjo është e mundur sepse vendi është udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme evropiane, korridoret 8 dhe 10.

Për mjetet nga kredia hungareze prej gjysmë miliardë euro të cilat tashmë kanë ardhur në llogarinë e Bankës Popullore tha se gjysma do të jenë për kompanitë, gjegjësisht kreditë për kompanitë, mjetet e tjera do të jenë për investime kapitale, një pjesë për komunat, një pjesë për Qeverinë qendrore. 

“Tashmë jemi në negociata me bankat se si do të funksionojë në praktikë ky proces që kushtet të mbeten të njëjta. Më duhet të them se fillimet e këtyre negociatave nuk janë ato që prisnim, por janë ato që janë. Do të flasim me bankat dhe do të shohim se sa larg mund të shkojmë. Por sido që të jetë, kompanitë do të kenë të njëjtat kushte si ajo kredi, gjegjësisht interes 3,25 për qind, grejs periudhë 3-vjeçare dhe afat të shlyerjes deri në 12 vjet”, sqaroi Mickoski. fc/

Fotografia: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR