• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Konferencë "Demistifikimi i marrëdhënieve (jo) fqinjësore në rrugën drejt BE-së: Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Konferencë

Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Konferencë përfundimtare "Demistifikimi i marrëdhënieve (jo) fqinjësore në rrugën drejt BE-së: Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë", do të mbahet sot në organizim të EUROTHINK - Qendra për strategji evropiane - Shkup.

Siç u paralajmërua, fjalime përshëndetëse do të kenë zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ambasadori çek Jarosllav Ludva, këshiltari në Ambasadën e Kanadasë, Dejvid Morgan dhe Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i EUROTHINK - Qendra për strategji evropiane. Ata në kuadër të panelit të parë do të përqëndrohen në rolin e BE-së në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Paneli i dytë, i cili është quajtur: "Rruga drejt" do të hapet nga Stefan Deçev, profesor universitar në Universitetin Jugperëndimor "Neofit Rilski" në Bllagoevgrad, Dimitar Atanasov nga Instituti për etnologji dhe studime folklorike me Muze etnografik, prof. Katerina Kollozova nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare në Shkup dhe Lupço Petkovski, politikolog nga EUROTHINK - Qendra për strategji evropiane. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR