Kondarko: Votimi në komunën e Novo Sellës zhvillohet pa probleme, korrigjohet gabimi në fletëvotimet, pa probleme edhe votimi në vendet tjera
- Është korrigjuar gabimi në fletëvotimet në Komunën e Novo Sellës dhe materiali është dorëzuar tashmë. Votimi për të sëmurët atje zhvillohet pa probleme dhe të gjithë do ta ushtrojnë të drejtën e votës deri në fund të ditës, tha sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko.
- Post By Fami Bajrami
- 14:56, 18 tetor, 2025
Shkup, 18 tetor 2025 (MIA) - Është korrigjuar gabimi në fletëvotimet në Komunën e Novo Sellës dhe materiali është dorëzuar tashmë. Votimi për të sëmurët atje zhvillohet pa probleme dhe të gjithë do ta ushtrojnë të drejtën e votës deri në fund të ditës, tha sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko.
Siç theksoi Kondarko, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas seancës publike të KSHZ-së, votimi i sotëm në përgjithësi po zhvillohet pa probleme, materiali është shpërndarë me kohë nga komisionet komunale zgjedhore te këshillat zgjedhor përkatës dhe qytetarët pa probleme po e ushtrojnë të drejtën e votës.
"Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë ose vërejtje nga asnjë komision zgjedhor komunal ose nga ndonjë vendvotim", theksoi Kondarko.
Sipas tij, hëpërhë nuk ka të dhëna për pjesëmarrjen, sepse votimi zgjat deri në fund të ditës dhe kur të përfundojë, KSHZ do të publikojë se sa nga personat e regjistruar për të votuar në kishte shtëpiake dhe në Shtëpi pleqsh e kanë ushtruar të drejtën e votës.
"Para përfundimit të votimit rreth orës 16:00, do të shpallim një numër të caktuar votash dhe pas përfundimit të votimit do të shpallim edhe përqindjen e plotë të pjesëmarrjes", shpjegon kryetari i KSHZ-së.
Ai kujtoi se rezultatet e votimit të këtyre kategorive të personave nuk do të shpallen sot por nesër.
"Kjo është sipas Ligjit zgjedhor dhe kjo është praktikë e gjitha zgjedhjeve. Fletëvotimet nga votimi i sotëm vendosen individualisht në një zarf të veçantë të mbyllur dhe në kutinë e votimit. Kutitë e votimit dhe zarfet nuk hapen sot dhe nuk do të shpallen si rezultate, por numërohen nesër, pas përfundimit të votimit, së bashku me të gjitha fletëvotimet e tjera në këshillat zgjedhore përkatëse dhe regjistrohen në KKZ-të përkatëse. Rezultati i votimit të sotëm numërohet së bashku me fletëvotimet, evidentohet dhe shpallet nesër pas orës 20:00", nënvizoi Kondarko.
Foto: printskrin