• e diel, 30 qershor 2024

Koncerte të orkestrave ushtarake të armatave të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së për Evropë dhe Afrikë

Koncerte të orkestrave ushtarake të armatave të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së për Evropë dhe Afrikë

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Orkestrat  ushtarake të armatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së për Evropë dhe Afrikë sot dhe nesër, si pjesë të aktiviteteve të planifikuara në prag të stërvitjes "Reagim i Shpejtë 23"  do të mbajnë dy koncerte të ndara.

Orkestra ushtarake e Armatës së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë sot në mesditë do të performojë një shfaqje të pavarur në sheshin e qytetit në qendër të Shkupit.  

 Të dy orkestrat ushtarake nesër do të mbajnë një koncert të përbashkët në parkun e qytetit pranë “Shkolka”.

 Orkestrat  ushtarake të dy armatave aleate si pjesë e bashkëpunimit të armatave, tashmë tradicionalisht para fillimit të aktiviteteve më të mëdha stërvitore  mbajnë koncerte të përbashkëta. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR