• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koncert solistik i pianistit Arda Mustafaogllu

Koncert solistik i pianistit Arda Mustafaogllu

Shkuo, 4 qershor 2024 (MIA) - Pianisti, Arda Mustafaogllu sonte do të mbajë koncert solistik në Qendrën kulturore-informative - Shkup (QKI), në Sallonin 19:19. Para publikut Mustafaogllu do të prezantohet me veprat e Bah, Skrijabin, Berg...

Arda Mustafaogllu është pianist 21 vjeçar, karriera e të cilit ka filluar në moshën gjashtë vjeçare. Ai është pjesëmarrës në afërsisht 25 ndeshje ndërkombëtare, nga të cilat ka fituar 21 çmime të para, çmime Gran pri, çmime nga publiku dhe shumë çmime speciale. Ësht fitues i çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit.

Arda ka performuar me orkestrën e Filarmonisë së Maqedonisë, Simfonietën e Sofjes, Kuartetin EOS dhe Kuintetin Marmara. Shpesh mban koncerte në mbarë Evropën (Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë, Turqi, Greqi, etj)..

Ai për momentin është student në klasën e Ana Vinickaja në Universitetin e Muzikës në Hamburg. mb/

Foto: QKI

 

QËNDRONI TË LIDHUR