• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koncert i pianistit kroat Zvjezdan Ruzhiq në hapjen e "Verës së Shkupit"

Koncert i pianistit kroat Zvjezdan Ruzhiq në hapjen e

Shkup, 21 qershor2024 (MIA) - Me koncert të pianistit dhe kompozitorit kroat, Zvjezdan Ruzhiq në Kurshumli han, sonte do të jetë hapja jubilare e edicionit të 45-të të festivalit "Vera e Shkupit". Zvjezdan në Shkup do të paraqitet me projektin "Pianotron" i cili është kombinim i pianos, melotronit dhe pedaleve që ai i luan me këmbë.

Zvjezdan ka bashkëpunuar me "2Cellos", "Harlem Gospel Choir", Josipa Lisac, masimo Saviq, Neli Andreeva, Lluka Paljetka.

"Shkurtimisht - Zvjezdan është njeri - orkestër! Edhe pse Zvjezdan  është pianist i xhazit, ai e përshkruan 'Pianotron' sio muzikë filmike, të zbukuruar me ndikim nga xhazi, klasikja, pop, rok dhe etno muzikë. Me muzikën e tij, Zvjezdan ka interpretuar në mbarë botën, nga Amerika, nëpër Evropë, mbajti dy turne të mëdha në Kinë, ndërsa '2Cellos' mbajti turne të madhe në Japoni, Australi dhe Zelandë të Re", thonë organizuesit.

"Zvjezdan është artist zyrtar për 'Yamaha Pianos' për tërë botën, ndërsa në Shkup arrin drejtpërdrejtë nga Londra, ku jeton për momentin dhe e ndërton karrierën e tij ndërkombëtare. Në ditëlindjen e tij, në Ditën botërore të muzikës, Zvjezdan Ruzhiq dhe pianotronin e tij do ta nderojnë publikun në Shkup me mbrëmje për t'u mbajtur mend", thuhet në paralajmërimin për koncertin. ab/

Foto: Vera e Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR