• e diel, 22 dhjetor 2024

Koncert i orkestrës rinore të BE-së dhe "Fames" me violinistin Daniel Roland

Koncert i orkestrës rinore të BE-së dhe

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Orkestra rinore e Bashkimit Evropian (EUYO) dhe orkestra e institutit interpretues evropian "Fame's", sonte në sallën koncertale të Filarmonisë do të mbajnë koncert të përbashkët.

Në program janë vepra nga Johan Sebastian Bah, Harison Birtvisl, Teri Rajli dhe Antonio Vivaldi, ndërsa si solist do të interpretojë njëri prej violinistëve më të mirë britnaik dhe botëror - Daniel Roland.

Koncerti është titulluar "Earth4All" dhe paraqet platformë të llojit të vet të aktivizmit në të cilin përmes muzikës do të dërgohet porosi e fuqishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, demokracisë dhe qëndrueshmërisë së planetit tonë.

Orkestra rinore e Bashkimit Evropian - EUYO është një ndër orkestrat më eminente simfonike. Përbëhet nga 120 muzikantë të selektuar (selektim prej 2500 kandidatëve të paraqitur) të moshës prej 16 deri 26 vjeç, të cilët vijnë nga 27 vendet e BE-së.

Fame's, instituti interpretues orkestral evropian paraqet qendër arsimore muzikore e cila është krijuar në kuadër të kompanisë FAME'S e cila merret me xhirim profesional dhe produksion muzikor.

Koncerti i Orkestrës rinore të Bashkimit Evropian realizohet so bashkëpunim mes Institutit "Fames's" dhe Filarmonisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR