Koncert i Duo "Skupit" në Vatikan
- Duo "SKUPI" nga Shkupi në përbërje të Jeta Starova Mehmetit - flautë dhe Ermal Mehmetit - violinë, sonte në orën 19:30 do të interpretojnë në Vatikan në Qendrën ndrëkombëtare rinore San Lorenco. Siç informoi për MIA-n, Ermal Mehmeti, muzikant, violinist, kompozitor dhe aranzhues, në program do të interpretojnë këngë të vjetra shqiptare, maqedonase dhe shpirtërore, të cilat do t'i luajnë të përpunuara në aranzhimin e tij.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:05, 5 shtator, 2024
Veles, 5 shtator 2024 (MIA) - Duo "SKUPI" nga Shkupi në përbërje të Jeta Starova Mehmetit - flautë dhe Ermal Mehmetit - violinë, sonte në orën 19:30 do të interpretojnë në Vatikan në Qendrën ndrëkombëtare rinore San Lorenco. Siç informoi për MIA-n, Ermal Mehmeti, muzikant, violinist, kompozitor dhe aranzhues, në program do të interpretojnë këngë të vjetra shqiptare, maqedonase dhe shpirtërore, të cilat do t'i luajnë të përpunuara në aranzhimin e tij.
Përndryshe Duo "Skupi" ekziston dhe punon me sukses prej vitit 2006 dhe deri më tani kanë interpretuar në festivale dhe manifestime të shumta, si dhe në koncerte të tyre solistike në vend dhe jashtë vendit, në Evropë dhe në SHBA.
Janë fitues të një numri të madh të shpërblimeve dhe mirënjohjeve mes të cilave posaçërisht e kanë për zemër mirënjohjen "Muzikantë të shquar" në Festivalin ndërkombëtar në Raguza të Italisë, si dhe mirënjohjen më të rëndësishme "Nëna Terezë" ndërkaq kanë mirënjohje edhe nga USAID dhe shumë të tjerë.
Duo "SKUPI" deri më tani ka edituar tre albume CD me përpunime të këngëve të vjetra shqipe dhe maqedonase. ab/