• e enjte, 04 dhjetor 2025

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata

Shkup, 27 prill 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino sello është e mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR