• e martë, 20 janar 2026

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata

Shkup, 17 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata.  Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. LS/

foto: MIA arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR