• e premte, 05 dhjetor 2025

Komunikacioni zhvillohet pa ndëprerë, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet pa ndëprerë, nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 26 prill 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Nga LAMM sot informojnë se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino sello është e mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR