• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 8 dhjetor 2023 

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

LAMM

________________________________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR