Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, në VK Tabanoc është shtuar frekuentimi i automjeteve
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:30, 25 gusht, 2024

Shkup, 25 gusht 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.
Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/
Foto: МIА arkivi