• e premte, 05 dhjetor 2025

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata

 Shkup, 5 maj 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino sello është e mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni.

 Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, nga data 17.04.2025 është lëshuar për qarkullim për automjtetet deri 3,5 tonë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR