Komunikacioni po rrjedh pa probleme, në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
- Post By Sara Ademi
- 07:31, 16 korrik, 2025
Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. sa/
Foto: MIA