Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.
- Post By Melahat Baftija
- 07:58, 14 janar, 2025
Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.
Ndalesë qarkullimi për mjetet e rënda ka në rrugët Gostivar - Mavrovë - Dibër, Gostivar - Strazhë - Kërçovë, Strumicë - Berovë, në Presekë, Gjavatë dhe Pletvar dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Duellit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA