• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komunikacioni nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugë kryesisht të lagështa

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili filloi më 15.11.2023, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, zgjat deri më 15.03.2024.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër -Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR