Komunikacioni në rrugë të lagështa, borë në Mavrovë, Kodrën e Diellit dhe Krushevë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët janë vërejtur në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa reshje me intensitet mesatar janë verejtur në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, por për momentin nuk shkaktojnë pengesë për qarkullim në komunikacion.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:26, 13 shkurt, 2025
![Komunikacioni në rrugë të lagështa, borë në Mavrovë, Kodrën e Diellit dhe Krushevë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar](https://mia.mk/images/20250213081742_big_730x400_56.webp )
Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët janë vërejtur në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa reshje me intensitet mesatar janë verejtur në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, por për momentin nuk shkaktojnë pengesë për qarkullim në komunikacion.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.