• e premte, 05 dhjetor 2025

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Nga LAMM i përkujtojmë shoferët  se nga data 15.11.2025 ka filluar detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2026.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR