• e hënë, 19 janar 2026

Komunikacioni në disa vende nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare

Komunikacioni në disa vende nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare

Shkup, 19 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, kumtoi në mëngjes LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR