Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale, ai i mallrave me vonesa të vogla
- – Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale të cilat tejkalohen shpejtë falë intervenimeve nga ekipet kujdestare nga NP “Infrastruktura” në teren, njoftuan nga Ministria e Transportit.
- Post By Fitore Curri
- 13:21, 12 janar, 2025
![Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale, ai i mallrave me vonesa të vogla](https://mia.mk/images/20250112132128_big_730x400_36.webp )
Shkup, 12 janar 2025 (MIA) – Komunikacioni hekurudhor i udhëtarëve zhvillohet normal dhe pa ndërprerje, me vonesa minimale të cilat tejkalohen shpejtë falë intervenimeve nga ekipet kujdestare nga NP “Infrastruktura” në teren, njoftuan nga Ministria e Transportit.
Theks i veçantë, theksohet, është vendosur në intervenimet te pikat kritike, duke siguruar lëvizje pandërprerë dhe të sigurt të trenave të udhëtarëve.
“Komunikacioni hekurudhor i mallrave zhvillohet me vonesa të vogla, të cilat kryesisht janë shkaktuar nga kthesa me borë ose të ngrira. Ndërmarrja publike ‘Infrastruktura – Hekurudha’ gjithashtu me ekipe kujdestare në vazhdimësi punon në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kthesave, duke mundësuar vazhdimësi në komunikacion”, njoftuan nga Ministria.
“Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport” dhe NP “Infrastruktura”, shtohet, mbeten të përkushtuara në sigurimin e shërbimit cilësor dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s