Sot ditë zie në Tetovë për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi
- Komuna e Tetovës informon se në seancën e jashtëzakonshme përmes një video-konference, është sjell vendim që Këshilli ditën e hënë, 1 dhjetor 2025, ta shpallë ditë zie për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Dita e zisë është shpallur në territorin e Komunës së Tetovës.
- Post By Fami Bajrami
- 08:25, 1 dhjetor, 2025
Tetovë, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Komuna e Tetovës informon se në seancën e jashtëzakonshme përmes një video-konference, është sjell vendim që Këshilli ditën e hënë, 1 dhjetor 2025, ta shpallë ditë zie për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Dita e zisë është shpallur në territorin e Komunës së Tetovës.
"Shpat Kasapi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare. Në ditën e zisë, rekomandohet që institucionet publike, personat juridikë dhe qytetarët të përmbahen nga organizimi i festave, kremtimeve dhe ngjarjeve muzikore", theksohet në vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës.
Këngëtari Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40 vjeçe. Ai u varros dje, më 30 nëntor, në varrezat e qytetit në Tetovë.
Foto: arkivi i MIA-s