• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës: Ndryshime në ndërmarrjet publike për efikasitet më të mirë

Komuna e Tetovës: Ndryshime në ndërmarrjet publike për efikasitet më të mirë

Tetovë, 25 janar 2024 (MIA) - Komuna e Tetovës bëri të ditur se janë bërë ndryshime në udhëheqjen e disa ndërmarrjeve publike, në përpjekje për të përmirësuar shërbimet dhe efikasitetin e tyre në dobi të qytetarëve të Tetovës. Drejtori i deritashëm i Ndërmarrjes Publike Komunale "Tetovë" është emëruar për drejtues të NP të sapoformuar për ujësjellës dhe kanalizim.

"Në Ndërmarrjen Publike Komunale 'Tetovë' për drejtor është vendosur Samet Bislimi i cili i ka përvojë të pasur dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunës. Në Ndërmarrjen Publike për ujësjellës dhe kanalizim 'Sharri', postin e drejtorit do ta kryejë Nuredin Fetai. Ai do të ketë detyrën e përgjegjësisë për sigurimin e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e kanalizimeve në zonën e Tetovës. Ky ndryshim në udhëheqje vjen në kontekst të përkushtimit të vazhdueshëm për një Tetovë më të pastër dhe më të denjë. Vlerësojmë se me këto ndryshime, shërbimet komunale do të përmirësohen dhe do të plotësojnë më mirë nevojat e qytetarëve", njofton Komuna e Tetovës. 

Ka kaluar një vit i tërë që nga viti i kaluar në janar të vitit 2023, kur filluan procedurat për regjistrimin e dy ndërmarrjeve të reja publike komunale, themelimi i të cilave u vendos në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës më 29 dhjetor të vitit 2022. U formuan dy subjekte të reja juridike dhe menaxhimi i ndarë i ujësjellës- kanalizimit në njërin dhe Higjienës komunale në tjetrin. Ndërmarrja publike komunale aktuale 'Tetovë' do të vazhdojë të ekzistojë, ndërsa do të funksionojë edhe më tutje departamenti për varrezat ortodokse, tregjet e gjelbra si dhe njësia e punës “Parqe dhe gjelbërim”. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR