• e diel, 22 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës mohon informacionet e publikuara në media lidhur me atë se gjoja një nëpunës nuk shkon në punë ndërsa merr rrogë

Komuna e Tetovës mohon informacionet e publikuara në media lidhur me atë se gjoja një nëpunës nuk shkon në punë ndërsa merr rrogë

Shkup, 13 prill 2023

Komuna e Tetovës mohon informacionet e publikuara në media lidhur me nëpunësin Valmir Ademi, se ai nuk shkon në punë dhe merr rrogë. Për të etiketuar institucion fillimisht gazetari duhet të marr prononcim nga shërbimet kompetente institucionale dhe pastaj të informosh opinionin, e në rastin konkret vërehet se ka tendenca tjera për ta njollosur komunën e Tetovës.Valmir Ademi ka qenë nëpunës administrativ që nga viti 2012 dhe aktualisht shfrytëzon pushimin mjekësor, e cila është një e drejtë ligjore e konfirmuar nga institucionet shtetërore, dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e paraqitura në media.Megjithatë, ne nuk do të tolerojmë sjellje të tilla joetike nga ana e nëpunësve tanë. Fyerjet publike nga nëpunësi administrativ janë shkelje flagrante e kodit etik të sjelljes dhe dispozitave ligjore, dhe Komuna e Tetovës ka ndërmarrë të gjitha procedurat për të konstatuar shkeljet disiplinore.Ne jemi zotuar përpara qytetarëve që do të jemi në shërbim të tyre dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pozitave nga ana e nëpunësve tanë. Komuna e Tetovës është e vendosur për të garantuar që cdo nëpunës administrativ të veprojë në përputhje me ligjin dhe të jetë në shërbim të qytetarit. Nëse këto detyra nuk plotësohen, do të ndërmerren masa disiplinore konform Ligjit për marrëdhënie pune dhe ne nuk do të hezitojmë për t'i ndëshkuar ata që shkelin ligjin.

 
Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun
Komuna e Tetovës

___________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR