• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës konsideron se Qeveria ua hedhë poshtë kërkesën për dëmshpërblim nga vërshimet

Komuna e Tetovës konsideron se Qeveria ua hedhë poshtë kërkesën për dëmshpërblim nga vërshimet

Tetovë, 4 maj 2023 (MIA) - Komuna e Tetovës pohon se Qeveria e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre për dëmshpërblim nga vërshimet në qytet në vitin 2022, duke vlerësuar hapin si hakmarrje politike.

Sipas vlerësimit të komunës, raporti i tyre nuk ishte prnauar nga Komisioni për vlerësim dhe konstatim të dëmeve nga fatkeqësitë elementare, formuar nga Qeveria me shkaqe banale, e madje edhe politike.

Komuna edhe pse pohon se ishte hedhur poshtë raporti, mediumeve ua dërgon edhe njoftimin nga Komisioni në të cilin marrin rekomandim që raportin ta përpunojnë në pajtim me metodologjinë për të dhe ta kthejnë për 15 ditë.

Më tutje thonë se gjatë vërshimeve në Tetovë, në vitin 2022 Këshilli i komunës nuk ka funksionuar dhe si rezultat i asaj nuk ka qenë e mundur të formohet komision për vlerësim të dëmeve, por edhe krahas asaj komuna me të gjitha mjetet që i ka pasur në disponim, i ka ndihmuar banorët.

Komuna paralajmëroi masa dhe aktivitte konkrete të domosdoshme për ndihmë të qytetarëve të goditur nga vërshimet dhe i bindë ata se dëmet e shkaktuara nga vërshimet do të kompensohen edhe përkundër krizës financiare me të cilën përballen si rezultat i menaxhimit të keq nga administrata e kaluar. ab/

foto Komuna e Tetovës

QËNDRONI TË LIDHUR