• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës i zvogëlon borxhet shkaku i përmbaruesve, Kasami thotë se edhe ish këshilltarë në të njëjtën mënyrë i kërkojnë paratë

Komuna e Tetovës i zvogëlon borxhet shkaku i përmbaruesve, Kasami thotë se edhe ish këshilltarë në të njëjtën mënyrë i kërkojnë paratë

Tetovë, 15 nëntor 2023 (MIA)- Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka shpjeguar gjenezën e uljes së borxheve të komunës si person juridik, nga 14 në tetë milion euro. Nga gjashtë milion euro, dy milionë euro janë paguar pas kërkesës së përmbaruesve, kurse katër me flet obligacione ndaj kreditorëve, për të cilat si vetëqeverisje lokale do t'i paguajë buxhetit në dhjetë vitet e ardhshme. 

Sipas kryetarit të komunës, borxhi i mbetur nga tetë milion euro, një pjesë e madhe është për shkak se përmes përmbaruesve duhet të paguhen taksat dhe kreditë e papaguara për ish këshilltarët.

"Ka detyrime serioze ndaj këshilltarëve nga përbërja paraprake. Edhe këshilltarët e BDI-së kanë dërguar deri te përmbaruesit të paguajnë, jo vetëm borxhin, por edhe interesin dhe plus një taksë përmbarimi. Pjesa më e madhe e listës janë këshilltarë dhe zjarrfikës. Komuna nuk i realizon detyrimet ndaj zjarrfikësve të cilët kanë rrezikuar jetët e tyre që ka qenë më ligj. Ata i kanë dërguar në përmbarues dhe tani marrin marrin edhe kamatë edhe përmbaruesi edhe avokati. Diçka që duhej të paguhej 50 mijë denarë, tani komuna paguan përmbi 100 mijë denarë", theksoi Kasami në takimin e sotëm me gazetarë rreth gjendjes financiare të Komunës së Tetovës dhe borxhin e zvogëluar.

Për zvogëlimin e borxheve të NPK Tetovë, tani si borxhliu më i madh me mbi 10 milion euro, do jetë më e vështirë, sepse sipas Kasamit, kjo ndërmarrje nuk mund të paguajë fatura që qytetarët nuk i kanë paguar.

Sipas Kasamit, madje pagesa e tatimit dhe taksave, si të ardhura burimore të komunës, janë rritur, ndërsa dëshmi janë borxhet e paguara nga ana e përmbaruesve. ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR