• e martë, 26 nëntor 2024

Komuna e Tetovës filloi rikonstruimin e rrugës nëpër vikend lagjet në Kodrën e Diellit

Komuna e Tetovës filloi rikonstruimin e rrugës nëpër vikend lagjet në Kodrën e Diellit

Tetovë, 10 tetor 2023 (MIA) - Në njërën nga rrugët e vikend -lagjeve në Kodrën e Diellit sot filloi të largohet asfalti i dëmtuar, ndërsa kryetari Tetovës, Bilall Kasami paralajmëroi se përderisa lejojnë kushtet e motit do të punohet në rikonstruktimin e korsive.

Ai paralajmëroi se komuna ka filluar të punojë në një rrugë të re të vikend- lagjeve. Është një segment rrugor prej katër kilometra që duhet të jetë rrugë paralele me drejtimin tashmë ekzistues Kodra e Diellit-Tetovë.

"Në fazën e parë do të shkojmë me atë që kemi si mundësi për ndërhyrje në punime, në pjesën e dytë do të përfshihen pronarët e vikend shtëpizave me kontribut në realizimin e planit. E gjithë infrastruktura rrugore do të duhet të kushtojë 200 deri në 300 mijë euro. Rrjeti brenda është 2.5 km plus një unazë 4 km. Faza e parë do të kryhet para fillimit të sezonit, gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike si dhe nga punimet në rrugën kryesore. Shpresojmë që problemi të zgjidhet gjatë stinës së dimrit kur ka problem me lëvizjen e automjeteve dhe turistëve duke ofruar kushte që të ketë rrethrrotullim dhe lëvizje të automjeteve në një drejtim", tha Bilall Kasami.

Ndryshe, kryetari i komunës u bëri thirrje organeve qendrore që t'i realizojnë premtimet e tyre për investime në Kodrën e Diellit.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR