• e premte, 22 nëntor 2024

Komuna e Shuto Orizares filloi me aksionin për largimin e deponisë në Vizbeg

Komuna e Shuto Orizares filloi me aksionin për largimin e deponisë në Vizbeg

Shkup, 22 korrik 2023 (МИА) - Në kuadër të aksionit "Verë pune 2023", Komuna e Shuto Orizares filloi me menjanimin e një pjese të deponisë në rrugën drejt Vizbegit.

Siç publikoi kryetari i Komunës, Kurto Dudush në Fejsbuk, mjetet në lartësi prej 2,5 milionë denarë për realizimin e këtij projekti janë ndarë nga buxheti komunal.

Deponia e cila është paraparë për largim shtrihet në sipërfaqe prej 15.000 metra katrorë.

"Sipas zbatuesit, kohëzgjatja e punimeve nuk mund të saktësohet për shkak të temperaturave të larta dhe orarit të shkurtuar të punës, por për çdo rast punimet do të përfundojnë për jo më shumë se 30 ditë. Mjetet në lartësi prej 2,5 milionë denarë për realizimin e këtij projekti janë ndarë nga buxheti i Komunës së Shuto Orizares", kumtoi Dudush në publikim.

Ai potencon se në pajtim me mundësitë buxhetore të komunës së Shuto Orizares, me këtë intervenim nuk do t'ia dalin në tërësi ta zgjidhin problemin dhe u bën apel institucioneve kompetente, Qytetit të Shkupit, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeverisë t'i bashkohen me pjesëmarrjen e tyre, me qëllim që, siç thotë, ruajtjes së shëndetit të qytetarëve të Qytetit të Shkupit dhe sigurimit të mjedisit jetësor të shëndetshëm.

Foto: Komuna e Shuto Orizares

QËNDRONI TË LIDHUR