• e mërkurë, 26 qershor 2024

Komuna e Qendrës për MIA-n: Nuk ka leje për ndërtesë shumëkatëshe të tretë tek "Holidej in", por për fazën e tretë të shumëkatëshit të dytë

Komuna e Qendrës për MIA-n: Nuk ka leje për ndërtesë shumëkatëshe të tretë tek

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Nuk është dhënë leje ndërtimi për kullën e tretë tek hoteli "Holidej in" në qendër të Shkupit, potencuan për MIA-n nga Komuna Qendër. Siç sqaruan bëhet fjalë për fazën e tretë të kullës së dytë.

„Bëhet fjalë për fazën e tretë, kjo është për shumëkatëshin e dytë, që është pranë saj, e ngjitur. Leje për ngjitje, pjesë e shumëkatëshit të dytë. Nuk është dhënë leje për shumëkatësh të tretë", thonë nga Komuna Qendër.

Paraprakisht, nga "Një shans për Qendrën" dolën me reagim në faqen e tyre në Fejsbuk.

"Më parë do të ndërtohen tri shumëkatëshet tek "Holidej in", sesa që do të kthejë përgjigje Prokuroria në paraqitjen e Komisionit për Antikorrupsion për planin urbanistik të detajuar. Sot në gazetat ditore u paraqit një njoftim i ri nga Komuna Qendër se është dhënë leje e re ndërtimore për lokacionin. Kjo do të thotë se Prokuroria për dy vite nuk ka arritur t'i përgjigjet parashtresës së Komisionit Shtetëror për Luftë Kundër Korrupsionit me të cilën kërkohej hetim për atë se si është sjellë ky plan urbanistik, për të cilin "Një shans për Qendrën" shumëherë ka bërë me dije se është e jashtligjshme. Ndërsa kryetari i komunës, i cili për fat të keq ka dorë të lehtë për nënshkrimin e lejeve ndërtimore, sërish dëshmoi se për të nuk është e rëndësishme ligjshmëria e të gjithë procesit, por që do t'i kënaqë shpejtë interesat e investitorëve! Do të mbahet në mend se as nuk është përpjekur ta bëjë një hap për ndryshim, edhe pse mbi 10.000 persona nënshkruan një peticion onlajn për ndalimin e planit" , shkruan në reagim.

“E gjithë kjo është tërësisht e pritshme", thuhet në reagim, "nëse merret parasysh se edhe pse Prokuroria nuk është prononcuar akoma, vetë kryeministri ka marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtesën e dytë". 

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR