• e hënë, 01 korrik 2024

Komuna e Prishtinës: Anulohet vizita e Kushnerit në Kosovë

Komuna e Prishtinës: Anulohet vizita e Kushnerit në Kosovë

Prishtinë, 11 qershor 2024 (MIA)- Komuna e Prishtinës njofton se vizita e Bernard Kushnerit në Kosovë është anuluar.

Në komunikatën për media u tha të hënën se vizita është anuluar “për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kushnerin”, transmeton Koha.net.

Aty u theksua se Komuna do të njoftojë sapo të ricaktohet data e vizitës.

“Ju njoftojmë se vizita e Dr. Bernard Kushner në Kosovë dhe të gjitha ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar. Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kushner. Posa të ricaktohet data e vizitës do t'ju informojmë në kohë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

 

QËNDRONI TË LIDHUR