• e diel, 22 dhjetor 2024

Komuna e Gostivarit mori mbështetje nga Qeveria për 13 projekte nga projekti "100 milionë euro për komunat"

Komuna e Gostivarit mori mbështetje nga Qeveria për 13 projekte nga projekti

 Gostivar, 17 tetor 2024 (MIA) - Komuna e Gostivarit mori mbështetje prej 2.5 milionë euro për realizimin e 13 projekteve në fushën e infrastrukturës dhe mjedisit të jetesës.

 Nga shërbimi për informim të Komunës së Gostivarit në kumtesë theksojnë se në seancën e 26 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për rishpërnmdarjen e mjeteve në kuadër të projektit "100 milionë euro për komunat".

 "Me këtë vendim, Qeveria edhe zyrtarisht ka përcaktuar se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe i plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht. Bëhet fjalë për 162 milionë denarë ose 13 projekte", theksohet në kumtesë.

Projektet e vetëqeverisjes lokale për të cilat ka aplikuar dhe janë pranuar janë nga fusha e mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve. Me këto mjete parashihet: rindërtimi i bulevardit "Braqa Gjinoski", rruga lokale për në fshatin Zdunjë, rruga nga Gjimnazi deri në Banjicë të Poshtme, rruga "Ivo Lola Ribar", rruga rreth stacionit të autobusëve dhe. rikonstruksioni i rrugëve "Nikolla Teslla", "Mara Ugrinova", ndërtimi i shëtitores në rrugën "Borçe Jovanovski", rikonstruimi i rrugës lokale në fshatin Balindoll dhe dy pjesë më të vogla të rrugëve në të gjithë zonën e qytetit.

 "Me këto projekte, Komuna e Gostivarit premton se jeta e qytetarëve do të përmirësohet dukshëm dhe këto investime janë histori suksesi për komunën tonë, sepse për herë të parë ka kaq shumë projekte që do të realizohen për një kohë të shkurtër. Realizimi i tyre fillon me transferimin e parave në llogarinë e komunës", qëndron në  kumtesën e u.d. kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valjbon Limani.

 Ai theksoi se është i kënaqur me shpërndarjen e mjeteve, pasi siç thekson,  është bërë në bazë të numrit të banorëve. Komuna e Gostivarit në thirrje ka dorëzuar gjithsej 15 aplikime.

 Foto: Komuna e Gostivarit

 

QËNDRONI TË LIDHUR