• e shtunë, 14 mars 2026

Komuna e Gostivarit asfalton katër rrugë në Banjicë të Epërme

Komuna e Gostivarit asfalton katër rrugë në Banjicë të Epërme

Gostivar, 17 nëntor

Vazhdojnë investimet infrastrukturore në komunën e Gostivarit. Së fundmi është promovuar njëri nga katër segmentet e asfaltuara të rrugëve në fshatin Banjicë e Epërme. Në ceremoninë e promovimit, përkrah banorëve lokalë, mori pjesë edhe kryetari i komunës Valbon Limani, i cili bëri të ditur se kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën prej 9 milionë denarësh.

Limani tha se tre segmentet e mbetura pritet të asfaltohen në periudhën në vijim, nëse kushtet atmosferike do ta lejojnë këtë.

"Sot vizituam fshatin Banjicë e Epërme në promovimin e një segmenti nga katër pjesë të cilat janë planifikuar në Banjicë të Epërme. Ky segment ka gjatësi prej 230 metrave, ndërsa do të vazhdojnë me punë edhe ato tre pjesët tjera ditëve në vijim. Projekti i tërësishëm do të kushtojë afër 9 milionë denarë dhe me të cilën dukshëm përmirësohet infrastruktura rrugore në Banjicë të Epërme", u shpreh Limani.

Më herët, në këtë fshat janë realizuar edhe disa investime të tjera infrastrukturore, përfshirë vendosjen e kanalizimit për grumbullimin e ujërave të zeza.

Komuna e Gostivarit

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Komuna e Gostivarit

QËNDRONI TË LIDHUR